Sporti

Tahir Batatina: Agim Ademi po i vardiset Veselit për të shpëtuar nga burgu!

09/12/2019 16:49
nga:Lorik J

Në mediat sociale është duke qarkulluar një peticion që ka për qëllim  shkarkimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

I gjithë ky peticion ka filluar për të reaguar ndaj rasteve të fundit të keqpërdorimit të FFK-së dhe Përfaqësueses të Kosovës, pasi ka shumë politikë brenda saj dhe kjo nuk është shumë e vështirë për t’u parë, raporton GazetaBlic.

Këtë peticion e ka përkrahur fuqishëm edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili edhe në të kaluarën nuk e ka fshehur mos pëlqimin e tij për kryetarin aktual të FFK-së.

“Agim Ademi është zgjedh në mënyrë kundër statutare. Ka mashtruar për mandatin e tij. Është i dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata Themelore për këtë qëllim ai i vardiset Kadri Veselit, për me shpëtu nga dënimi me burg. Agim Ademi me shpëtu nga dënimi prej 9 muaj burg, jo që ka me politizu FFK’në, po është në gjendje me privatizu futbollin e Kosovës. Çdo person që ka ndikim në Gjykatat e Apelit, Agim Ademi është në gjendje me përvetësu, prandaj disa nga Gjykatësit e Apelit kanë qenë në Angli për ta shikuar lojën – ndërsa Agim Ademi biletat ua ka siguru. Agim Ademi është skandaloz”, ka shkruar Tahir Batatina në një koment në rrjetin social, Facebook.

Vlen të theksohet se paraqitjet e politikanëve në dhomat e veshjeve para dhe pas ndeshjeve, qëndrimi i tyre në hotelet ku po qëndron kombëtarja dhe gjithçka që po i ndërlidh ata me lojtarët e kombëtares së Kosovës po ngjallë pa-pëlqim të madh tek publiku, gjë kjo e cila mund të jetë shumë e drejtë nga tifozët.

/GazetaBlic/