Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve – Lajme, Rezultate, Ndeshje nga Liga më e madhe e Futbollit në Gazeta Blic…


Liga e Kampioneve

UEFA Liga e Kampionëve (ang: UEFA Champions League, më parë emëruar si Kupa e Kampionëve ang: European Cup) është garim vjetor i klubeve më të suksesëshme të futbollit në Europë, organizuar nga UEFA. Çmimi Kupa e Kampionatit Evropian për Klube (ang:European Champion Clubs’ Cup) llogaritet si çmimi më prestigjioz në sport.

Garimi u inagurua në vitin 1955, me sugjestim të gazetarit sportiv të Francës dhe gazetës L’Équipe, Gabriel Hanot si garim kontinental të klubeve fituese të kampionateve të shteteve të Europës me emrin Kupa Evropiane. Në Kampionatin e Kampionëve të Evropës në vitin 1992–93, garimi u riemërua në UEFA Liga e Kampionëve. UEFA Liga e Kampionëve nuk duhet të natërrohet me UEFA Kupën, kampionati i dytë për klubet e futbollit në Evropë, gjithashtu nuk duhet ngatërruar dhe me garimin tjetër Kupën e Fituesve të Kupës.

Garimi përbëhet nga disa shkallë kualfikimi duke filluar me tri xhiro preliminare nokaut (ndeshje për eliminim). Ekipe të ndryshme (sipas kualitetit) fillojnë në cikluse të ndryshme, sipas popzitës së tyre në ligën kombëtare dhe sipas UEFA koeficientit të ligës së tyre, ku 16 (gjshtëmbëdhjet ekipet më të mira të ligave më të mira Evropiane kualifikohen direk. ( Më shumë në :Wikipedia )

– Lidhjet:

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve së UEFA