Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri l Lajmet e fundit, Temat | Gazeta Blic


Dafina Zeqiri: Të gjitha lajmet e fundit, fotografitë dhe videot për këngëtaren e njohur shqiptare Dafina Zeqiri në GazetaBlic.com


Dafina Zeqiri është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Talenti i Dafines u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë.

Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato.

Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë.

DUFFY’E siç identifikohet në skenën muzikore, ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7 vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi.

Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh. Talentin e saj për muzikë ajo e zhvillon edhe më tutje duke mbaruar shkollën e mesme për muzikë. Ambicjet e saj nuk përfundojnë këtu. (Burimi: Dafina Zeqiri Biografia)

Lidhje:

Dafina Zeqiri në Instagram

– Dafina Zeqiri You Tube