AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK është parti politike nga Kosova formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe atdhetarë. AAK-ja është një parti proevropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike. Dallohet për numrin e madh të grave dhe të të rinjve në radhët e saj. Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë (edhe gjatë qëndrimit në burgun e Hagës) dhe është Ramush Haradinaj. Ka më së shumti mbështetës në Rrafshin e Dukagjinit, në qytetet Pejë, Deçan dhe Gjakovë.