Sporti

Tabela e klasifikimit në Bundesligë pas ndeshjeve të sotme

06/06/2020 21:28
nga:M K

Bayerni vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Bundesligë, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të kampionatit.

Bavarezët shënuan fitore të pastër në udhëtim ndaj Leverkusen me rezultat 2-4, për të shkuar kështu në kuotën e 80 pikëve, 10 më shumë se përcjellësi i parë, Dortmundi, shkruan GazetaBlic.

Skuadrës nga “Allianz Arena” i mjaftojnë vetëm edhe dy fitore në katër xhiro për t’u shpallur kampion për herë të tetë rresht në Gjermani, sa për ta dëshmuar supremacinë në Bundesligë.

Interesant pritet të jetë në pjesën e poshme të tabelës së klasifikimit, aty ku skuadrat e futbollistëve kosovarë, Valon Berisha e Milot Rashica, pra Dusseldorfi, respektivisht Werderi, po luftojnë me çdo kusht largimin nga zona e rrezikshme, edhe pse gjasat sa kanë filluar e të zbehen.

Më poshtë rezultatet e ditës së sotme dhe tabela poashtu.

/GazetaBlic/

06/27/2020 17:25

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2