Sporti

“Do ta shkatërrojmë Real Madridin, ne jemi PSG”

03/05/2018 15:48
nga:Lorik J

Skuadra e PSG-së pret nesër Real Madridin në ‘Parc De Princes’.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të 16’të të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic

Thiago Motta është shumë optimist se pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë që është në favor të madrilenëve (3-1), ekipi i tij do të kalojë tutje.

“Ne mund të luajmë një lojë të mrekullueshme, duhet të bëjmë një lojë të madhe për të eliminuar Madridin. Duhet të shënojmë dhe mbi të gjitha të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë gabime që mund të komplikojnë gjërat”, tha fillimisht Motta.

“Çfarë nëse Madrid shënon? Asgjë nuk është e pamundur, është e vërtetë se do të ishte më e vështirë, por ne do kalojmë”, përfundoi Motta./GazetaBlic/

09/20/2018 19:23

‘Los Merengues’ për titullin e 14-të në Champions League