Sporti

Szczesny: Po fle shumë, por do të jem i gatshëm kur të rifillon kampionati

03/26/2020 19:25
nga:Lorik J

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka zbuluar nuk është e thjeshtë për të që të rikthehet në fushat e blerta, pas izolimit që ka bërë për shkak të koronavirusit.

Lojtar[t e Juventusit kanë përfunduar karantinën e tyre prej dy javësh, por polaku ka zbuluar se lojtarët po qëndrojnë në shtëpi dhe stërviten çdo ditë për t’u përgatitur për vazdhimin e kampionatiti, përcjell GazetaBlic.

“Kanë kaluar dy javë nga fillimi i karantinës. Unë jam vetë, pasi familja ime u kthye në Poloni”, tha Szczesny për Sky Sport Italia.

“Nuk është e thjeshtë. Unë fle shumë, por stërvitem çdo ditë për të qenë i gatshëm për të rifilluar kampionatin.”

“Ishte një lajm i trishtuar për Ruganin, por për fat të mirë asnjëri prej neve tashmë nuk ka simptoma serioze,” shtoi portieri.

“E vetmja zgjidhje është të qëndroni në shtëpi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic.