Euro2024

Sylvinho: Shumë njerëz kanë menduar se do t’i marrim nga 5-6 gola, ja ku jemi tani – kemi shanse edhe nesër ndaj Spanjës

06/23/2024 19:02
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë nesër do të ballafaqohet me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit, e cila luhet me fillim nga ora 21:00.

Sylvinho thotë se nesër do të zhvillohet një ndeshje ndaj një kundërshtari tepër të vështirë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Do tentojmë nesër të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mirë në botë që janë favorit për ta fituar titullin”, tha fillimisht Sylvinho në konferencë pë shtyp.

“Spanja ka lojtarë shumë të rrezikshëm, sidomos në krah. Ka shumë lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar në 4-5 muajt e fundit, janë shumë të mirë edhe në mbrojtje, lejojnë shumë pak hapësirë, janë tepër të organizuar”, vazhdoi ai.

“Vendi ynë është krenar për ne, ne kemi mundësi, çdo gjë mund të ndodhë – kemi cilësi, shkojmë në fushë për të luajtur”, theksoi Sylvinho.

“Shumë njerëz para 5 muajsh kanë menduar që do marrim nga 5-6 gola, jam shumë i lumtur me punën tonë, jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes, por kemi ende shanset tona. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, do tentojmë të bëjmë diçka të madhe”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.

/GazetaBlic Sport