Lajme

Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, domosdoshmëri investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë

06/17/2024 22:17
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se me ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu, sot është hapur në Paris, siç u shpreh ai, panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se në kohën kur një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, sipas tij, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.

“Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”, shkroi Sveçla.