Lajme

Sveçla: Një pjesë e arsenalit të kapur ka mbetur nga Banjska, tjetra shihet se është sjellje e re

11/30/2024 19:39
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se arsenal që vazhdimisht zbulohet në komunat në veri të vendit janë pjesë që janë sjellë më herët në Kosovës, dhe se mund të jetë e mbetur edhe nga agresioni në Banjskë.

“Sipas disa vlerësimeve një pjesë e arsenalit që vazhdimisht zbulohet janë pjesë e arsenalit që është sjellë më herët, patjetër që ka edhe sjellje të reja, ne ndajmë pjesën më të madhe të kufirit tonë me Serbinë, një pjesë e këtij kufiri është vështirë e kontrollueshme”.

“Fakti që Policia e Kosovës është e suksesshme në zbulimin e këtyre rasteve dhe pastaj përndjekjen dëshmon se ne kemi një luftë të suksesshme ndaj këtij qëllimi, sa më shumë armë dhe sa më shumë pajisje, në këtë rast uniforma të sillen dhe në një moment të caktuar të ketë një rezistencë të organizuar siç e kishim me rastin në Banjskë”, ka thënë Sveçla në një konferencë për media. /Klankosova/