Lajme

Surroi zbulon skenarin se si do të shitet PTK-ja – e lidhë me presidentin Thaçi

05/06/2019 13:47
nga:Gazeta Blic

Publicisti, Veton Surroi me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në ‘Facebook’, konsideron që hapi i ardhshëm logjik për fatin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, është që kjo e fundit të shitet në emër të borxhit.

Duke u referuar në nofkën ‘gjarpri’ të cilën gjatë periudhës së luftës në Kosovë e mbante ai që tashmë është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Surroi ka treguar se hapi i cili do të merrej kur PTK të dal në shitje në emër të Borxhit, është se blerësi do të ishte i afërt me ‘gjarprin’.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Modeli i Gjarpnit për shkatërrim:

PTK e fut Z-Mobile ortak në biznes të vetin me 0 euro investim në PTK.

Në emër të këtij investimi Z-Mobile merr 72 për qind të të hyrave nga numrat e vet. PTK ka obligim që të punojë për Z-Mobile dhe të marrë 28 për qind të të hyrave .

Tash PTK ka obligim që t’i paguajë edhe 26 milionë euro dëmshpërblime në emër të kontratës me të cilën Z-Mobile premtoi se do të bëjë 0 euro investime në PTK e PTK premtoi se do të bëjë gjithçka duhet për Z-Mobile.

Hapi i ardhshëm logjik është që PTK të shitet në emër të borxhit. Dhe hapi i ardhshëm logjik pastaj do të ishte që blerësit e PTK të kenë afërsi gjarpërore.

/ © GazetaBlic /

Modeli i Gjarpnit për shkatërrim:PTK e fut Z-Mobile ortak në biznes të vetin me 0 euro investim në PTK.Në emër të…

Publiée par Veton Surroi sur Dimanche 5 mai 2019

08/21/2019 20:35

Veton Surroi ironizon me zgjedhjen e ambasadorëve për Shqipëri, zbulon kriterin qesharak