Lajme

Surroi kështu duhet të bëhet rinumërimi në Prishtinë

11/23/2017 12:09
nga:M H

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar pas vendimit të PZAP që të rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren, raporton GazetaBlic.

Ajo ka shkruar në Facebook, se rinumërimi duhet të bëhet me prezencën e kamerave televizive dhe të transmetohet live.

Shkrimi i plotë:

 

PZAP vendosi për rinumërimin e plotë të votave në Prishtinë e në Prizren.
Arsyen për këtë vendim nuk e bëri të ditur.
Për të eliminuar çfarëdo dyshimi për manipulime eventuale, numërimi do të duhej të bëhej në prezencën e kamerave televizive dhe madje të transmetohej live.

12/10/2017 15:30

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog