Sporti

Surpriza e madhe e La Ligas, Atletico në sulm për goleadorin e Gironës

12/28/2023 18:52
nga:E K

Atletico Madrid po ndjek me interes ukrainasin Artem Dovbyk, i cili po shkëlqen në La Liga bashkë me Gironën, skuadër ku u transferua në verë nga Dnipro për rreth 8 mln euro.

Impakti i 26-vjeçarin me skuadrën e re dhe futbollin spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm. Dovbyk numëron 11 gola dhe 5 asiste. Më shumë se ai në La Liga kanë shënuar vetëm Bellingham i Realit (13) dhe Mayoral i Getafes (12).

Griezmann dhe Morata formojnë dyshen sulmuese të skuadrës së Diego Simeones, por drejtuesit e Atletico Madrid e pëlqejnë shumë futbollistin e kombëtares ukrainase (23 ndeshje, 7 gola).

Gjithsesi, te Girona, skuadër që ndan kreun e renditjes në Spanjë bashkë me Realin e Madridit, nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e Dovbyk. Të cilin e cilësojnë të pashitshëm në merkaton dimërore.

Gjithsesi, “Colchoneros” do të provojnë të arrijnë një marrëveshjes, të paktën për verën e ardhshme. Kartoni i sulmuesit vlerësohet rreth 35 mln euro.