Showtime

Surpriza e ditëlindjes në kushte karantine për Xhensila Myrtezaj nga Bes Kallaku

04/09/2020 15:29
nga:L I

Ditën e sotme Xhensila Myrtezaj po feston 27 vjetorin e lindjes, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja shqiptare mori urime të shumta nga ndjekësit e saj, por padyshim ai nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku nuk mungoi për të.

“Urime ditelindjen treçereku im me i mire 😂. Jo ç’do dite eshte e bukur, por ç’do dite ka bukurine e saj dhe ti je bukuria e diteve tona. Mami @xhensilamyrtezaj
Shyqyr qe te pruni Zoti afer meje qe po i shtyn keto ditet e karantines pa merzitje. Porosita shum dhurata per ty por nuk mi sollen dot sepse nuk lejohet te dalesh. Keshtu qe po ta organizoj ne kushte shtepie. 😂. ❤️ you. 🍅” shkroi Kallaku.

Por, krahas urimit, aktori kishte përgatitur dhe një surprizë mjaft argëtuese në kushte karantine për këngëtaren.

Ai ishte kujdesur që të fryente dorezat për t’i bërë të duken si tullumbace, tortën e ditëlindjes e kishte përgatitur me letër kuzhine dhe domate, si dhe për darkën kishte marrë një enë të mbushur me fasule.

/GazetaBlic