Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdojnë këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të.
Të shtunën prej orës 20:00 luhen dy ndeshje, ndërsa një ndeshje, në termin të njëjtë, është të dielën.
Skuadrat e kreut të tabelës nuk presin të kenë telashe për të fituar dy pikë të reja.
Lideri Rahoveci e pret Vushtrrinë, të shtunën. Rahoveci ka 22 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 44 pikë. Vushtrria është e pesta me 14 pikë.
Të shtunën luhet edhe ndeshja Llapi – Kastrioti, ndërsa skuadra ferizajase llogaritet favorite. Llapi është i gjashti me 11 pikë, ndërsa Kastrioti i treti me 34 pikë.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen Besa Famgas – Prishtina, të dielën. Besa do të mundohet të reagojë pas disfatës së thellë nga Rahoveci. Ndërkohë prishtinasit udhëtojnë në Pejë me shpresë për befasi. Besa është e dyta me 34 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 23 sosh.