Sporti

Superkupa e Evropës: Liverpooli përballë Chelsea-s për triumfin e radhës

08/14/2019 09:09
nga:Ideal

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas.

Skuadra e Klopp arriti që ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi mposhti me mjaft lehtësi skuadrën e Tottenhamit, ndërkaq djelmoshat e Sarrit fituan trofeun e Ligës së Evropës, dhe tani të dy ekipet do të takohen në Stamboll për Superkupën e Evropës, shkruan GazetaBlic.

Pas 5 viteve të triumfit spanjoll, rikthehen klubet angleze në Superkupën e Evropës.

Liverpool dhe Chelsea do të luajnë ndeshjen në stadiumin ‘Vodafone Park’ në Stamboll të Turqisë.

Për sa i përket këtij trofeu, skuadra e Klopp e ka fituar 3 herë në histori në vitet 1977, 2001 dhe 2005, ndërsa Chelsea e ka fituar një herë në vitin 1998.

/GazetaBlic/