Sporti

Super-ndeshjet e së shtunës, spikat derbi Tottenhem – Liverpool

01/11/2020 08:25
nga:M K

Rikthehen emocionet e futbollit evropian.

Këtë fundjavë janë në program super-ndeshje, derisa padyshim se vëmendja do të jetë në ishull, shkruan GazetaBlic.

Kryesuesi i Premier Ligës dhe njëri nga pretendentët kryesorë për titull në Angli, Liverpooli, i shkon Tottenhemit të Jose Mourinhos, i cili e ka trenin e fundit për ta zënë hapin në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Edhe në Itali sot luhen ndeshje interesante. Milani që po kalon nëpër një formë aspak të mirë, i shkon Cagliarit në Sardegnia, me të vetmin synim fitoren, ani pse gjasat për vendin e katërt, thuajse i ka humbur. Në anën tjetër, “ishi” i Milanit, Gattuso dhe skuadra e tij, Napoli, do ta kenë një udhëtim tejet të vështirë, pasi i shkojnë Lazios në Olimpico.

Humbja javën e kaluar nga Interi, është forcë shtytëse për nënkampionët aktual italian që të synojnë trepikëshin. Në mbrëmje, Interi e pret Atalantën, që e siguroi fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores fenomenale si mysafire e Shakhtarit.

Më poshtë takimet kryesore, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat. Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

02/18/2020 23:36

Jurgen Klopp pas humbjes: Mirë se vini në “Anfield”, s’ka mbaruar asgjë