Sporti

Super lojtari i Real Madridit shokon tifozët me deklaratën e tij

01/13/2018 22:18
nga:Lorik J

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka thënë se tani synim i Real Madridit duhet të jetë kualifikimi në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori magjik i Real Madridit foli për beIN Sports USA pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Villarrealit të shtunën në “Santiago Bernabeu”, dhe tha se Reali duhet tani të përqendrohet në sigurimin e kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Pas kësaj humbjeje, Reali mbetet në vendin e katërt në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Villarreali në pozitën e pestë, por një ndeshje më pak të zhvilluar dhe 16 pikë më pak se lideri Barcelona.

“Së pari, duke marrë parasysh pozitën tonë, duhet të kualifikohemi për Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se synimi për pjesën e mbetur të sezonit duhet të jetë ky, pasi 16 pikë janë shumë dhe nuk mund të mendojmë për këtë tani [titullin]. Nga ky moment Reali duhet të siguroi klasifikimin në top katërshe”, ka thënë Kroos

06/20/2018 11:44

Ylli kroat largohet nga Real Madridi