Celta Vigo ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës, madje me një super-gol.
Kur kishin kaluar saktësisht 20’të minuta nga goli i epërsisë për vendasit, e të cilin e realizoi Messi, mysfirët barazuan shifrat, shkruan GazetaBlic.
Ishte pikërisht Messi që shkaktoi faul, me ç’rast edhe u ndëshkua me karton të verdhë, kurse nga goditja e dënimit, shënoi Olaza.
Më poshtë edhe goli, derisa kujtojmë se kanë mbetur edhe shumë pak minuta deri në fund të fraksionit të parë.
/GazetaBlic/