Showtime

“Sunnyhill” vetëm edhe 2,000 bileta janë në shitje!

08/09/2018 15:38
nga:N S

Festivali “Sunnyhill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa ka në dispozicion për shitje edhe 2,000 bileta, shkruan GazetaBlic.

“Jemi shumë të kënaqur me interesimin, i cili po vjen nga çdo vend i rajonit. Do të jetë fundjava më e mirë e vitit në Prishtinë. Në këtë moment, jemi në më pak se 2,000 bileta, sasia tjetër është shitur” ka thëne Alban Kastrati nga festivali “Sunnyhill”.

Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës, “Sunny Hill” ka njoftuar se ka kërkesë të jashtëzakonshme për bileta nga audiencat që vijnë nga gjithë rajoni. Dhe tani, një ditë para festivalit, “Sunny Hill” ka deklaruar se në shitje kanë mbetur vetëm edhe 2,000 bileta në dispozicion.

“Sunnyhill” do të mbahet me 10, 11, 12 gusht në Prishtinë./GazetaBlic/ N.S