Lajme

Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

10/29/2025 09:53
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të martës ka arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Dukagjini.

“Ferizaj / 28.10.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.