Lajme

Sulmi nga sorrat, Bajqinovci: Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme

10/30/2024 11:16
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sulmit të dy qytetareve në Prishtinë nga sorrat, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përpos kolonave e qenve endacakë, tash po sulmojnë edhe sorrat.

“Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nuk po flas për kolonat apo kaosin në trafikun e Prishtinës, tash edhe pas sulmeve nga qentë endacakë tani edhe sorrat sulmojnë në kryeqytet.

Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme.