Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se njëri nga të pandehurit në rastin e sulmit me eksploziv në kanalin “Ibër Lepenc”, J.V., akuzohet se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë.
Sipas aktakuzës, deri në momentin e arrestimit, J.V. ka pasur statusin e kolonelit të këtij shërbimi dhe dyshohet se ka ndihmuar strukturat e inteligjencës ushtarake serbe duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara.
Prokuroria thekson se këto veprime janë kryer me qëllim që të përdoren në aktivitete të kundërligjshme në territorin e Kosovës.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Njëherësh i njëjti, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”


