Sporti

Sulmet kibernetike, anglezët largojnë celularët

06/13/2018 14:39
nga:Lorik J

Kombëtarja e Anglisë ka udhëtuar drejt Rusisë ditën e djeshme. Të gjithë futbollistët ishin me telefonat e tyre në duar dhe me kufje në vesh.

Gjithsesi, spiunazhi britanik ka arritur të instalojë një rrjet “anti-hacker” në celularët e lojtarëve të kombëtares.

Lajmi është bërë i ditur nga “DailyMail” dhe sipas të përditshmes angleze, “Tre Luanët” janë të sigurt ndaj çfarëdo sulmi kibernetik.

Shteti rus mendohet të ketë hacker-at më të njohur dhe frika për ndonjë sulm kundrejt kombëtares angleze ka bërë që spiunazhi britanik të marrë masa ekstreme.