Veriu i Kosovës tash e sa kohë, është në qendër të sulmeve të vazhdueshme.
Për një periudhë të shkrutër kohore, ndodhen tri sulme në Zveçan të Mitrovicës.
Fillmisht ishte në statcionin policor, më tej vazhduan në ndërtesën e komunës së Zveçanit, dhe së fundmi ishte sulmi në kanalin e Ibër Lepencit.
Në lidhje me këtë çështje, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, thotë se sulme të tilla janë në vazhdën sporadike dhe se po kryhen nga grupe terroriste, që qëllim kanë të shtojnë ndjenjën e pasigurisë dhe frikës në vendin tonë.
Sipas tij, kjo frikë është edhe për vetë qytetarët e komunitetit serb.
“Sa i përket sulmit të fundit ne kanalin e Ibër Lepencit, nuk mundemi ta veçojmë vetëm këtë sulm sepse është në vazhdën e disa sulmeve sporadike të cilat kryhen nga grupe terroriste, të cilat në mënyrë kronologjike i kryejnë në veriun e Kosovës, me qëllimin që të ndjellin frikë dhe të krijojnë pasiguri, jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe më tepër. Dhe është frikë dhe pasiguri edhe për vetë qytetarët e komunitetit serb sepse faktikisht kohët e fundit janë çliruar nga sabotazhet, nga shantazhet, nga pozicioni që është bërë nga dy grupe të njohura si mbrojtja civile dhe brigada e veriut të cilat janë të dirigjuara drejtpërdrejt nga Beogradi. Ne pamë tri sulme rreshtazi, i pari në statcionin policor të Zveçanit, pastaj në komunë dhe ky i treti ishte një nga sulmet më të rënda, sulm i cili cenoi infrastrukturen kritike dhe kjo do të thotë shumë, pra çfarë është në gjendje të bëjë shteti i Serbisë që t’i arrijë qëllimet e veta”, u shpreh ai.
Por, Islami sulmet e tilla i quan ‘terrorizëm shtetëror’.
“Unë nuk shoh shqetësim tek këto sulme, sepse këto sulme janë sulme individuale, sepse kur shteti serb nuk arrin që me mjete të tjera ta arrijë qëllimin, atëherë të fundit janë sulmet terroriste veprojnë dhe përpiqen të arrijnë pasiguri dhe frikë te qytetarët por edhe te një shtet tjetër siç është rasti i sulmit të tillë. Dhe nuk duhet harruar se kur një sulm terrorist që është i organizuar aq mirë dhe është i dirigjuar nga një shtet tjetër ky quhet terrorizëm shtetëror. Pra, Serbia ka bërë një terrorizëm shtetëror ndaj një vendi fqinj siç është Republika e Kosovës”, vlerësoi Islami.
Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e armatimeve janë gjetur që nga sulmi në Ibër Lepenc, njohësi i sigurisë thekson se është shqetësuese një gjë e tillë.
“Sa i përket armatimeve është shqetësuese se në deklaratën e udhëheqësve policor dhe ministrit të punëve të brendshme u deklarua se një pjesë e armatimit kishte qenë e vjetër ndërsa pjesa tjerër ka hyrë pas ngjarjes së Basnjkës dhe kjo tregon se Milan Rajdoçiq dhe grupi i tij të cilët janë të dirigjuar nga Aleksandër Vuçiq në vazhdimësi kanë punuar dhe përpiqen që ta destapilizojnë veriun e Kosovës”, përfundoi ai.