Lajme

“Suksesi i Kryeministrit varet nga sukseset e ministrave”, Demi rendit një nga një dështimet e pushtetit

06/25/2024 23:25
nga:G C

Në një kritikë të ashpër ndaj punës së Qeverisë aktuale të Kosovës, Agron Demi, ish-drejtor i Institutit GAP, ka nxjerrë një nga një dështimet e secilës ministri nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti.

Kritikat e Demit filluan me Ministrin eInfrastrukturës, duke u tallur me paaftësinë e saj për të përfunduar një urë modeste 38 metra në Badovc gjatë një viti.

Ai vuri në dukje kaosin që ka përfshirë rrugën për në Podujevë dhe ngecjen e punimeve në autostradën e Gjilanit.

“Suksesi i Ministrisë së Infrastrulturës në këtë Qeveri matet me urën 38-metërshe në Badovc që kjo ministri nuk ka arrit me ndërtu për ma shumë se një vit, me kaosin në rrugën për Podujevë e me autostradën e Gjilanit që ka mbetë në 80% të punimeve tash e një vit.”

Për ministrinë e udhëhequr nga Donika Gërvalla, Demi kritikoi paaftësinë për të sjellur njohje të reja dhe dështimin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Suksesi i Ministrisë së Jashtme matet me pamundësinë që për një mandat mos me mund me siguru një njohje, e me dështu anëtarësimin pothuajse të kryer në Këshillin e Evropës.”

Për Ministrinë e Arsimit, Demi kujtoi rezultatet katastrofike në vlerësimet ndërkombëtare si PISA, mashtrimet e shfrenuara gjatë provimeve kombëtare (testet e maturës) dhe reformat e ndërprera në shkolla, etj.

“Suksesi i Ministrisë së Arsimit matet me rezultatet katastrofale në PISA, me kopjimet masive në testet e maturës, me stopimin e reformës në shkolla, e mos të flasim për PamBukun.”

Kritikat e Demit vazhduan edhe për ministritë e tjera, për të përfunduar në fund se “suksesi i Kryeministrit varet nga sukseset e ministrave të tij.”