Sporti

Suhareka nuk ka të ndalur, siguron shërbimet e Armend Abazit

01/05/2024 14:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Suharekës vazhdon të jetë shumë aktive në merkato.

Me synime të qarta për ngjitje në Superligë, drejtuesit e kësaj skuadre janë aktivizuar fuqishëm në merkaton e janarit.

Një tjetër nënshkrim është siguruar tashmë nga Superliga, me ‘GazetaBlic Sport’ që mëson se klubi ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Armend Abazi.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë, kurse nga java tjetër do të jetë pjesë aktive e skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.

Abazi në edicionin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës.

/GazetaBlic Sport/