Sporti

Suedi – Angli, statistikat, shifat dhe rekordet

07/07/2018 14:00
nga:Gazeta Blic

Suedi – Angli, do të jetë beteja Evropiane për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Dy prej kombëtareve më të forta dhe më agresive në këtë Kupë të Botës, takohen sot me fillim nga ora 16:00 në “Samara Arena”.

Anglia, që mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive, ndeshet në çerekfinale me Suedinë që në 1/8 të finales eliminoi Zvicrën e shqiptarëve.

Sa herë janë ndeshur mes tyre dy kombëtaret?

Kjo përballje do të jetë e 24-ta në mes të Suedisë e Anglisë, që kanë bilanc të barabartë të fitoreve në këto përballje mes tyre.

Të dy kombëtaret nga 23 takime e mëparshme, kanë arritur nga 7 fitore, derisa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Takimi i fundit mes kombëtareve ishte miqësorja në vitin 2012, ku Suedia fitoi me rezultat 4:2 dhe Ibrahimovic shënoi atë golin e famshëm me roveshatë.

Kjo është hera e parë që të dy kombëtaret takohen mes vete në një ndeshje me eliminim direkt të një turneu të madh.

Në Kupën e Botës, dy takimet kanë përfunduar me rezultatin e barabartë. Në Botërorin 2002 kombëtaret ishin ndarë baras, 1:1, kurse në Botëorin e vitit 2006 ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2 (golat nga Joe Cole e Steven Gerrard për Anglinë).

Kjo do të jetë çerekfinalja e parë e Anglisë që nga ai Botëror (kur ishte eliminuar pas penalltive nga Portugalia).

Gareth Southgate është përballur tri herë si lojtar me Suedinë, duke pasur bilanc negativ të 2 humbjeve dhe një barazimi (humbje 2-1 më 1998, barazim 1-1 më 2001 dhe humbje 1-0 në vitin 2004).

10/11/2019 20:58

Çka po ndodhë në duelin Çeki-Angli? Shënohet edhe goli i dytë