Sporti

Suarez: Do ta ndalim Mbappen

07/03/2018 22:08
nga:Lorik J

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ka këmbëngulur se ekipi i tij mund ta ndalojë Kylian Mbappen në ndeshjen e së premtes që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

Mbappe ka shënuar tashmë tre gola në Kupën e Botës dhe 19-vjeçari po kryeson sulmin e francezëve, shkruan GazetaBlic.

“Të gjithë e dinë se Mbappe është një lojtar me të vërtetë i mirë, por mendoj se kemi një mbrojtje vërtet të mirë që mund ta ndal atë”, tha Suarez para sfidës.

Suarez ka shënuar dy herë në Kupën e Botës deri më tani, kundër Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Franca dhe Uruguai takohen të premten me fillim nga ora 16:00, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

/GazetaBlic/

10/12/2019 16:40

Barcelona vendos për zëvendësuesin e Suarezit