Sporti

Suarez: Pogba është i mirëpritur në Barçë

09/05/2018 10:24
nga:Lorik J

Luis Suarez ka deklaruar se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të ishte i mirëpritur në Barcelonë në rast të transferimit të francezit në Spanjë.

Barca kishte dërguar një ofertë prej 50 milion euro plus marrëveshje me këmbimin e lojtarëve, por u refuzua nga United, ndërsa mbrojtësi Gerard Pique gjithashtu haptazi diskutoi një lëvizje të mundshme për francezin, shkruan GazetaBlic

“Paul Pogba është një lojtar i madh i cili ka fituar gjithçka që mundet”, thotë Suarez për televizionin RAC1 RAC1.

“Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe është një nga yjet e Manchester United dhe ndoshta do të donte të garonte për trofe më shumë se tani.”

“Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur në Barcelonë, edhe nëse ai nuk është lojtari ynë”, përfundoi Suarez.

/GazetaBlic/

10/18/2019 18:06

Zidane i vë kapak çështjes “Pogba”: U takuam rastësisht, biseda jonë ishte private!