Sporti

Suarez për transferimin në Inter Miami: “Nuk e mendoja se do të luaja sërish me Messin”

01/14/2024 12:53
nga:Lorik J

Pak më pak se tre javë pas njoftimit për ardhjen e tij në Inter Miami, Luis Suarez ka folur për transferimin e tij në Amerikë.

Sulmuesi 36-vjeçar uruguaian u largua nga Evropa në vitin 2022 dhe pas dy sezonesh mes Nacional dhe Gremio u transferua tek Miami, ku u ribashkua me ish-shokët e skuadrës Lionel Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

“Nuk mendoja se mund të bëheshim sërish shokë skuadre me Messin”, ka shpjeguar Suarez për mediat.

“Gjithmonë kam menduar se Leo do ta mbyllte karrierën te Barcelona. Në vitin 2019 ne ëndërruam të fitonim gjithçka me Barçën dhe më pas të pensionohem atje. Por më pas u largova fillimisht dhe më pas ishte radha e të tjerëve, është mirë të takohemi përsëri tani”, tha uruguaiani.

/GazetaBlic Sport