Sporti

Suarez optimist për Kupën e Botës në Rusi, beson në mrekulli

05/28/2018 21:41
nga:Lorik J

Luis Suarez është duke u përgatitur për Kupën e Botës në Montevideo (Uruguai), ku edhe foli në një konferencë për media.

Futbollisti i Barcelonës do të përfaqësojë Uruguajin në Kupën e Botës 2018 në Rusi, shkruan GazetaBlic

Sulmuesi është mjaft optimist për turneun më të madh të futbollit dhe beson se është pjekur shumë që nga hera e fundit (Brazil 2014).

“Çdo lojtar ëndërron të luajë dhe të fitojë një Kupë të Botës”, tha fillimisht Suarez.

“Tani Afrika e Jugut 2010 dhe Brazili 2014 kanë kaluar. Tani kam objektiva të tjera, kemi lojtarë të tjerë dhe ndjesi të tjera që na motivojnë të shkojmë shumë larg në Kupën e Botës.”

Ai gjithashtu ka folur edhe për një largim të mundshëm nga Barcelona.

“Unë jam duke menduar vetëm për Kupën e Botës, kështu që nuk jam i fokusuar në thashethemet e largimit nga Barcelona.”

“Lojërat janë shumë të forta dhe unë jam pjekur shumë. Por megjithë ndryshimin në disa aspekte, mënyra ime e lojës do të jetë pikërisht e njëjta, sepse unë kështu luaj. Kam mësuar ta shijoj çdo moment që kam topin”, përfundoi Suarez.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit