Sporti

Suarez mund të thyejë ‘mallkimin’ ndaj Chelseat

02/20/2018 20:29
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat sonte takohet me Barcelonën.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të raundit të 16’të të Champions Leagues, shkruan GazetaBlic

Në formacionin titullar të Barçës bën pjesë edhe sulmuesi uruguajan, Luis Suarez.

Suarez dëshiron të thyejë ‘mallkimin’ e tij në Champions League, pikërisht ndaj Chelsea.

Luis Suarez nuk ka arritur të shënojë në 791 minutat e fundit në fushë në Ligën e Kampionëve, andaj sonte ai do të hyjë në fushë për të gjetur golin./GazetaBlic/

03/21/2020 23:07

Suarez paralajmëron rikthimin: Kur Barcelona të kthehet në fushë, unë do të jem gati të luaj