Sporti

Suarez: Ky është mbrojtësi më i vështirë që jam përballur, luan tek Reali

09/26/2017 10:12
nga:Y.K

Luis Suarez e zbulon një sekret.

Luis Suarez festoi paraqitjen e 100-të për Barcelonën në La Ligë në fitoren ndaj Gironas në xhiron e shkuar.

Dhe, sulmuesu uruguaian ka zbuluar se në këto duele jubilare ka një futbollist kundërshtar me të cilin pati më së tepërmi vështirësi në duelet mes tyre, përcjell “lajmi.net”.

Suarez ka zbuluar se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ishte mbrojtësi më i vështirë me të cilin është takuar.

“Sergio Ramos pa dyshim se është më i vështiri”, deklaroi Suarez.