Sporti

Suarez i kërkon falje tifozëve për eliminimin nga Kupa e Botës

07/06/2018 21:45
nga:Lorik J

Sulmuesi i Uruguait, Luis Surez shpreson se Oscar Tabarez do të rinovojë kontratën me kombëtaren e Uruguait.

Suarez gjithashtu kërkon falje për tifozët, pasi kombëtarja e tij u eliminua sot nga Kupa e Botës 2018, pas humbjes 2-0 nga Franca, shkruan GazetaBlic

“Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Tabarez për ne, për ekipin kombëtar, për Uruguajin. Ai meriton respekt për atë që ka bërë për ekipin dhe shpresoj në lajme të mira për rinovimin e tij”, tha Suarez.

“Ne duhet të kërkojmë falje për tifozët tanë, edhe pse kemi bërë gjithçka që kemi mundur për t’u kualifikuar për gjysmëfinalen e Kupës së Botës”, përfundoi Suarez.

Vlen të ceket Franca ka eliminuar Uruguain sot dhe në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Brazil.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit