Sporti

Suarez ka një kritikë të çuditshme për VAR-in

09/04/2018 10:37
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez pranon se VAR siguron që lojtarët të humbasin atë instinkt për të festuar golat.

Teknologjia është futur në futbollin spanjoll këtë sezon, por uruguajani ka theksuar se përveç evitimit të gabimeve ka edhe disa anë negative, shkruan GazetaBlic

“Kur jeni një lojtar dhe e dini se VAR është në lojë, ju humbisni atë instinkt për të festuar”, tha Suarez për Diario AS.

“Ky dyshim ju shtyn që ju të humbni atë adrenalin që më parë erdhi natyrshëm. E kuptoj pse përdoret dhe rrit ndershmërinë dhe nuk ju lejohet të bëni gabime, sepse çdo gjë tani është duke u shikuar në shqyrtim shtesë”, përfundoi Suarez.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit