Sporti

Suarez – Juventus, transferimi dështon për shkak të pasaportës

09/15/2020 23:14
nga:M K

Luis Suarez nuk do të transferohet në Juventus.

Kjo për shkak se ai nuk mund të pajiset me pasaportë italiane para datës 6 Tetor, kur është edhe afati i fundit për regjistrim të futbollistëve në Champions, përcjell GazetaBlic.

Ai nuk e kaloi testin, megjithatë edhe po ta kalonte nuk do të arrinte të kompletonte dokumentacionin e nevojshëm.

Kësisoj, tashmë i ka mbetur vetëm një opsion, një skuadër tjetër. Ai ka qenë tejet i indinjuar me Barcelonën që konfirmoi se nuk llogarit në të, teksa kërkon çmimin e përafërt të pagës, 15 milionë euro, për shkëputje të kontratës.

Barça po tenton ta bind atë që ta paguajë diçka, vetëm që të pranojë ndërprerje të dyanshme të kontratës dhe mos ta kërkojë shumën e plotë të saj, gjithmonë duke e lënë të lirë futbollistin.

/GazetaBlic/

09/26/2020 11:43

Zyrtare: Juventusi konfirmon largimin e futbollistit 21 vjeçar