Suarez ka shprehur dëshirën që të rinovojë kontratën me Atletico Madridin.
Kontrata e sulmuesit uruguain me Atleticon përfundon në këtë verë, kurse sulmuesi shpreson që të vazhdojë qëndrimin te skuadra nga Madridi, shkruan GazetaBlic Sport.
Suarez ishte një nga figurat kyçe të Atleticos sezonin e kaluar kur këta të fundit u shpallën kampion duke kontribuar me 21 gola në 32 ndeshje.
Në këtë sezon ‘El Pistolero’ ka shënuar 5 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


