Sporti

Suarez arrin një rekord me kombëtaren e Uruguait

06/20/2018 17:07
nga:Lorik J

Sulmuesi i kombëtares së Uruguait, Luis Suarez ka arritur një shifër jubilare të paraqitjeve për kombin e tij.

Ylli i Barcelonës sot zhvillon ndeshjen e tij të 100’të me fanellën e kombëtares së Uruguait, shkruan GazetaBlic

Më së shumti paraqitje me kombëtaren e Uruguait numëron mbrojtësi Maxi Perreira me 125 ndeshje, kurse pas tij vijnë Diego Godin (117), Diego Forlan (112), Cristian Rodriguez (106), Endinson Cavani (103) dhe Luis Suarez (100).

Kombëtarja e Luis Suarezit aktualisht po përballet me Arabinë Saudite, në kuadër të ndeshjes së dytë të grupit A të Kupës së Botës.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga ky ballafaqim.

 

 

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit