Cool

Stuhia e rërës në Australi, ditën e shndërron në natë

05/21/2019 12:09
nga:Gazeta Blic

Një video e pazakontë e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një shofer derisa po vozite veturën në Australi ishte dëshmitar se si dita për pak sekonda shndërrohet në natë për shkak të stuhisë së rërës.

Kamerën që e kishte të vendosur brenda veturës, ka filmuar momentin kur befasisht dukshmëria vështirësohet dhe shoferët detyrohen t’i ndezin dritat për të parë edhe pse ishte ditë, por stuhia e rërës e kishte bërë “terr”.

Kjo ngjarja është filmuar në Mildura në Neë South Ëales, e stuhia solli erëra që frynin me mbi 90 kilometra në orë, që bëri që qyteti të pushtohet nga terri.

Megjithatë, në momentin që stuhia kaloi, qielli sërish u pastrua dhe vazhdoi të mbretërojë mot me diell. E ky moment ngjante shumë me disa skena të filmave.