Sporti

Stuhi ekstreme në Republikën Çeke – të gjitha ndeshjet janë shtyrë

09/15/2024 16:19
nga:Lorik J

Këtë fundjavë nuk do të luhet asnjë ndeshje e ligës së parë dhe të dytë çeke të futbollit dhe shkak është moti tejet i keq që zgjat prej ditësh në atë pjesë të Evropës.

Shiu i dendur dhe i vazhdueshëm, si dhe era e fortë, janë arsyeja pse janë shtyrë të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë të kampionatit çek, në të cilin aktualisht kryeson Sparta Pragë me 19 pikë.

Stuhia preku edhe shtyrjet në Bundesligën austriake. Në ligën e dytë atje, këtë fundjavë u luajtën vetëm tre nga tetë ndeshjet e planifikuara, ndërsa në ligën më të fortë, në Bundesligë, dy ndeshjet e së dielës u anuluan dhe dueli mes Salzburgut dhe Austrisë Klagenfurt nuk u zhvillua as të shtunën.

/GazetaBlic Sport