Fit&Sexy

Studiuesit pretendojnë se mund të kenë zbuluar një nën-lloj të mutacionit të koronavirusit

04/02/2020 18:01
nga:N S

Studiuesit kinezë pretendojnë se ata mund të kenë zbuluar një nën-lloj të mutacionit të koronavirusit të ri i cili ka një aftësi të zgjatur për të infektuar të tjerët.

Ekspertët gjetën një rast të pazakontë të një burri të moshës së mesme me sëmundje COVID-19 i cili ishte infektiv për 49 ditë, një rekord kohor që nuk është parë asnjëherë.

Simptomat e burrit ishin të buta dhe studiuesit thanë se ai krijonte një ‘ekuilibër dinamik’ me virusin. Kinezi i cili nuk është emëruar, vizitoi një spital në Wuhan për të bërë teste SARS-CoV-2 në 8 shkurt 2020.

Ai deklaroi se kishte pësuar ethe të ndërprera për rreth një jave, por nuk kishte simptoma të tjera të zakonshme, si një kollë. Hulumtimet tregojnë se derdhja virale zgjat mesatarisht 20 ditë, me rastin më të gjatë të raportuar në 37 ditë.

Për shkak se pacienti në dukje nuk mund të luftonte vetë sëmundjen, ai duhej të trajtohej me një terapi me bazë gjaku që përdoret në Kinë dhe në mënyrë eksperimentale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atij iu dha një transfuzion plazma nga një i sëmurë COVID-19 i cili ishte rikuperuar dhe kishte antitrupa që luftonin virusin në gjakun e tyre.

Studiuesit thanë se rasti mund të jetë një ‘rast i infektuar kronik’.
Raportet tregojnë se një nga të afërmit gjithashtu është testuar pozitiv për COVID-19, me simptoma të moderuara. Ky informacion mund të tregonte drejt një nën-lloji të ri të butë të SARS-CoV-2, emri i koronavirusit të ri.

Ka toksicitet më të ulët, nuk është aq infektiv, por është më i vështirë për t’u eliminuar. Duket se prek të rinjtë dhe të moshuarit. Tashmë, studiuesit kinezë kanë diskutuar mundësinë e dy llojeve kryesore të SARS-CoV-2, përkatësisht nën-llojit L dhe nën-llojit S.

Lloji L është më i përhapur që përbëhet nga afro 70% në të gjithë pacientët dhe ka më shumë të ngjarë të përhapet se sa tipi S, zbuluan studiuesit kinezë

04/02/2020 14:58

Studiuesit kanë zbuluar fakte të reja për koronavirusin: Qëndron tek një i infektuar për 49 ditë