Lajme

Studio dhe Punësohu përmes bursave për studime duale

07/02/2020 14:44
nga:N S

Kolegji Universum ka lansuar programin Studime & Punësim. Studim & Punësim është program i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Kolegji Universum me këtë program i’u ofron studentëve financim të plotë të studimeve në Universum.

Në këtë program Kolegji Universum financon edukimin e 20 të rinjve në Kolegjin Universum. Këta përfitues të bursave nënshkruajnë kontrata me Kolegjin Universum e cila mundëson studentët të punojnë 20 orë në javë në Kolegjin Universum gjatë gjithë studimeve në Kolegjin Universum.

Pas përfundimit të studimeve, studentët me performancë më të mirë nënshkruajnë kontratë të rregullt të punësimit me Kolegjin Universum.

Linku për aplikim https://forms.gle/xZNipiBLdEUEHfoS9

Afati i fundit për aplikim 31 Korrik 2020, ndërsa testi vlerësues do të mbahet me 10 Gusht.

Për studentët e përzgjedhur pas fazës së testimeve, studimet në Kolegjin Universum financohen 100% nga Kolegji Universum dhe vlen për 3 vite studime. Ky financim dhe puna praktike vlen për të gjitha drejtimet në Kolegjin Universum.

Për më shumë info për pozitat e hapura dhe bursat kliko këtu https://www.universum-ks.org/studime-punesim/ ose kontakto [email protected] apo 044 144 062.

05/07/2020 22:21

Lansohet diplomë e dyfishtë finlandeze për studime bachelor