Fit&Sexy

Studimi: Qelizat T vrasëse, efikase edhe kundër llojeve më ngjitëse të COVID-19

04/02/2021 10:01
nga:G C

Disa studime të fundit kanë treguar se variante të caktuara të koronavirusit mund të jenë më të forta se mbrojtja imune e antitrupave dhe vaksinave, shkruan Reuters.

Por antitrupat, të cilët bllokojnë koronavirusin nga lidhja me qelizat njerëzore, janë vetëm një pjesë e historisë, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarë nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID)

Pjesa e dytë e historisë përbëhet nga limfocitet T, dhe ato quhen gjithashtu “qeliza T vrasëse”, sepse ato heqin qelizat e infektuara dhe kështu së bashku me antitrupat parandalojnë format më të rënda të sëmundjes.

Shkencëtarët analizuan gjakun e 30 njerëzve që ishin rikuperuar nga COVID-19 përpara se të shfaqeshin variante të reja më ngjitëse.

Nga këto mostra, ata identifikuan një formë specifike të qelizave T (limfociti T CD8, i cili është emri teknik) që janë aktivë kundër virusit, raporton agjencia France Press.

Ata më pas studiuan nëse qelizat T do të ishin në gjendje të njohin tri variante kryesore, më ngjitëse të SARS-CoV-2, përkatësisht B.1.1.7 që u shfaq në Britani të Madhe, pastaj B.1.351 të identifikuar në Afrikën e Jugut dhe varianti B. 1.1. 248 nga Brazili.

Secila prej këtyre varianteve mbart një mutacion në rajonin e proteinave C, “thumba” në sipërfaqen e virusit që sulmojnë qelizat njerëzore, veçanërisht në rastin e variantit B.1.351.

Tri variante më ngjitëse janë treguar të jenë më të rrezikshme për antitrupat, të cilat është më e vështirë të njihen.

Në rastin e koronavirusit, antitrupat lidhen me “thumbën” për të parandaluar infektimin e virusit në qelizat dhe limfocitet T ose qelizat T janë përgjegjëse për “vrasjen” e qelizave tashmë të infektuara.

Shkencëtarët zbuluan se përgjigjet e qelizave T ishin kryesisht të ruajtura dhe se ato mund të njihnin të gjitha mutacionet në variantet e studiuara, gjë që nuk është rasti me antitrupat.

“Të dhënat tona, por edhe rezultatet e grupeve të tjera, tregojnë se qelizat T në përgjigje të COVID-19 në individë të infektuar me variantet e para të koronavirusit mund të njohin plotësisht variantet kryesore të reja nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili”, tha Andrew Red nga NIAID dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins, të cilët drejtuan studimin.

Ky studim plotëson atë të mëparshmin, i cili gjithashtu tregoi se mbrojtja e qelizave T ishte ruajtur në variante të tjera të koronavirusit.

Shkencëtarët nga NIAID besojnë se studime të reja janë të nevojshme për të konfirmuar gjetjet e tyre.

Puna e tyre u botua në “Forumi i Hapur Sëmundjet Infektive”, por ende nuk ka kaluar vlerësimet e ekspertëve të pavarur.