Fit&Sexy

Studimi: Këndimi i këngës së ditëlindjes mund ta përhapë koronavirusin

09/10/2020 14:51
nga:N S

Të këndosh këngën e ditëlindjes mund të përhapë spërkla tek të tjerët dhe ta përhapë koronavirusin, sipas një hulumtimi të ri.

Studiuesit në Universitetin Lund të Suedisë studiuan sasinë e grimcave të emetuara kur këndohet, bashkë me ndikimin që ka në përhapjen e Covid-19, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Për të kuptuar se sa grimca virusi emetohen kur këndohet, studiuesit morën 12 këngëtarë të pa infektuar dhe dy njerëz me Covid-19 këndonin në një gyp.

Studimi tregon se të kënduarit – veçanërisht këndimi me zë të lartë, sikurse për urimin e ditëlindjes – përhap shumë spërkla në ambientin përreth.

Ideja për studimin erdhi pas një numri raportimesh rreth përhapjes së Covid-19 në grupe koresh, shpjeguan studiuesit.

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë