Cool

Studim: 9 në 10 persona janë të ngacmuar në punë nga shefi, menaxherët dhe kolegët

10/10/2019 10:21
nga:N S

Ngacmimet mund të kenë efekte negative në shëndetin mendor të një personit që ngacmohet, duke shkaktuar kështu ankth dhe depresion, si dhe në shëndetin fizike, duke shkaktuar çrregullime në ushqim.

9 në 10 persona kanë deklaruar se janë ngacmuar në në punë. Më shumë se gjysma e punëtorëve kanë thënë se kanë qenë të ngacmuar nga kolegët, bosi apo edhe menaxherët ku ata kanë punuar.

Mënyra më e shpeshtë e ngacmimeve ka ndodhur përmes email-it që është kuptuar me një tonë agresive dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme, raporton “Daily Mirror.

Metoda të tjera përfshinin kritika të cilat nuk ishin konstruktive dhe dikush tjetër duke u lavdëruar me punën që nuk e ka bërë ai/ajo.

Hulumtimet e më hershme kanë gjetur se viktima ndaj ngacmimeve përfundon duke pasur probleme me shëndet mendor. Ndjenjat si: ankth dhe depresion dhe probleme fizike siç është humbja e apetitit dhe mos marrja e gjumit të mjaftueshëm.

Kjo nga ana tjetër, mund të ndikoj në produktivitetin e punës dhe potencailisht të ndikoj në më shumë ngacmim. Dhe anketuesit tregojnë se kjo gjë është duke u bërë shumë e zakonshme në shumë vende të ndryshme të punës.

51% e punëtorëve kanë deklaruar se shefi, dhe menaxherët kanë qenë ata të cilët i kanë ngacmuar. Ndërsa, 40% e tyre thanë se ngacmimet kanë ardhur nga kolegët e punës.