Cult

Studentët e gazetarisë në UP, publikojnë revistën e re ‘O’Box’

02/08/2018 10:34
nga:Fatjona Mani

Absolventët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, dje kanë publikuar revistën “O’Box”.

Revista është e re në tregun kosovar që përmbledh shkrime e artikuj me tematika të ndryshme. Kjo revistë trajton shumë tema nga fusha si: Politika, Ekonomia, Arsimi, Shëndetësia, Sociale, Kultura, Sporti dhe Teknologjia.

Nga temat politike, janë trajtuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, ato ekonomike si buxheti e financat, trajtimi i temave për problemet e Universitetit të Prishtinës e deri te temat mbi kulturën e sportin, që e bëjnë revistën një ofertë serioze për çdo lexues.


Kryeredaktori i kësaj reviste Elion Kollçaku tha se “Kurorëzimi i punës dhe studimit të një studenti, është dalja me një produkt final, ku ai komunikon drejtpërdrejt me publikun. Mundësia e dhënë përmes publikimit të kësaj reviste është realizim i synimit të çdo studenti që përmes shkrimeve autoriale, të testojë vetveten si dhe, përmes feedback-ut të bëjë edhe vetëkritikën” u shpreh ai për Gazeta Blic.


Realizimi i kësaj reviste, në fillim ishte projekt obligativ i fakultetit, mirëpo u bë punë e natyrshme ku studentët të përfshirë nga entuziazmi prej një gazetari, iu qasën me shumë seriozitet. Për këto muaj pune, këta studentë kanë realizuar artikuj nga nëntë rubrika të ndryshme, ku kanë bërë përpekje të realizohen shkrime interesante, duke mos e anashkaluar profesionalitetin dhe etikën.

Ata po ashtu disa nga tekstet e revistes po i publikojnë në rrjetin social Facebook, për të treguar punën e secilit student.

Revista O’Box” është krijuar nga 37 studentë të këtij departamenti dhe me një kryeredaktor. Kjo revistë kishte ardhur nga ideja e Prof. Bajram Kosumi si dhe Ass. Blerta Blakaj.

05/24/2018 12:59

Studentë të ekologjisë të UP-së monitorojnë hulumtimet për breshkat detare në Shqipëri