Showtime

Stresi shanë Erion Veliajn përmes një video të publikuar

03/26/2020 18:51
nga:L I

Tashmë dihet publikisht që reperi Stresi mbështet Partinë Demokratike, shkruan GazetaBlic.

Madje të gjitha arrestimet që atij i bëheshin reperi fajsonte qeverinë Rama.

Në Instagram reperi ka publikuar një video të montuar ku shihet Erion Veliaj ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Stresit e që në një moment Veliaj thotë.

“Nga xhami i një Lambo, është këngë nga Stresi dhe pse jam me Noizyn…” thotë Veliaj të cilit po aty i kundërpërgjigjet Stresi duke e sharë.

Stresi në muzikë është mjaft aktiv me projekte të reja ku vetëm dy javë më parë lansoi atë të fundit të titulluar “Loco” e të cilin e solli të realizuar dhe me klip.

/GazetaBlic