Fit&Sexy

Stresi i nënës ndikon tek imuniteti i fëmijës

02/15/2018 18:56
nga:L I

Femrat që gjatë shtatëzanisë vuajnë nga stresi, për shkak të çështjes së parave apo problemeve të tjera, mund të lindin fëmijë të cilët rrezikojnë të vuajnë nga alergjitë ose nga astma.

Ky është përfundimi i një studimi të zhvilluar nga disa shkencëtarë amerikanë.

Rezultatet që u paraqitën në një konferencë mjekësore në Toronto, tregojnë se si stresi, që mund të kalojë një nënë e ardhshme gjatë shtatëzanisë, mund të ketë pasoja të rënda tek fëmija i saj.

“Studimi ynë i bashkëngjitet një numri gjithmonë në rritje kërkimesh shkencore që tregojnë se stresi që mund të kalojë një nënë, që mund të vijë si pasojë e problemeve ekonomike apo ndonjë problemi tjetër, lidhet me ndryshimet në zhvillimin e sistemit imunitar tek fëmijët edhe gjatë shtatëzanisë”, thuhet në një deklaratë të profesoreshës Rosalind Wright, të Universitetit të Harvardit në Boston.

Wright dhe kolegët e saj kanë zbuluar se nënat, të cilat kalojnë një shtatëzëni të qetë kanë më shumë mundësi të lindin fëmijë me nivel më të lartë imunoglobuline E o IgE – komponent i sistemit imunitar – edhe pse gjatë shtatëzanisë mund të përballen me substancat që mund të shkaktojnë lloje të ndryshme alergjie.

11/26/2019 12:31

Historia e policit në Thumanë, thirret në operacion për të shpëtuar nënën e tij