Sporti

Strakosha vjen me pritjen e muajit ndaj Marseille

11/08/2018 21:42
nga:Lorik J

Lazmo ishte duke fituar 2-1 në fund të takimit kur Marseille po ushtronte trysni për të marrë të paktën një barazim në Olimpico.

Në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Thomas Strakosha ai që shpëtoi vendasit me një pritje vendimtare me këmbë.

Lazio ka mposhtur Marseille me rezultatin 2-1. Correa dhe Parolo shënuan gol për Lazion, kurse Thauvin për Marseillen, shkruan GazetaBlic.

Lazio ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit, kurse Marseille eliminohet nga kjo garë.

Natyrisht se meritor për këtë kualifikim është edhe portieri shqiptar, Strakosha, i cili është në formë.